Rreth pesë temave të renditura si më të rëndësishmet për vendin ka kërkuar konsensus të gjerë kreu i PDK’së, Kadri Veseli.
Ai ka propozuar një platformë pesë-pikëshe, e të parën e ka renditur dialogun, të dytën asociacionin, e treta pikë është renditur ushtria, pas saj si e katërta agjenda evropiane dhe e pesta reforma zgjedhore, proces ky i nisur në 2012, e që nuk përfundoi asnjëherë.
Letra u është drejtuar liderëve të partive kryesore në vend, Isa Mustafës, Albin Kurtit, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Begjet Pacollit e Grupit të Deputetëve të Pavarur.
Ky propozim vjen vetëm dy ditë para mbajtjes së tryezës së thirrur nga LDK’ja, përmes së cilës synohet arritja e një marrëveshjeje të gjerë për tema të mëdha për vendin.
Shefi i deputetëve të LDK’së thotë se kjo platformë e propozuar nga kreu i PDK’së tregon pafuqinë për të kaluar temat e mëdha, për të cilat edhe u ndërtua ky koalicion.
“Propozimi i kryetarit të PDK’së me këto ide propozime që ka dhënë nënkupton që vendi është në një krizë institucionale dhe politike. Në pamundësi për t’i adresu këto çështje madhore edhe vetë tema jonë të mërkurën ka këtë qëllim. Ne kur i kemi dërguar ftesat e kemi cekur shumë qartë që vendi është në një situatë specifike”, tha Hoti.
Në partinë më të madhe opozitare thonë se nëse nuk ka lëvizje konkrete, atëherë mocioni i mosbesimit është e vetmja zgjidhje.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë