Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti mendon se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj duhet ndalur, ndryshe, sipas tij, do të rrënojë shtetin.
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se shteti po rrënohet nga qeveria aktuale.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hoti ka paralajmëruar për pasojat, të cilat sipas tij, mund t’i ketë vendi, nëse një qeverisje e tillë do të vazhdojë.
Në radhë të parë sipas Hotit, Kosova rrezikohet nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale.
“Ky koalicion qeverisës do ta rrënojnë shtetin nëse nuk ndalet”, shkruan Hoti në Facebook.
“Dëshiron të ikë nga drejtësia ndërkombëtare duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale”, shkruan Hoti duke iu referuar të këqijave nga të cilat sipas tij, vendi po rrezikohet nga qeverisja aktuale.
“Dëshiron te ikë nga drejtësia vendore duke nxjerrë ligj për të amnistuar deputetët që kanë kryer vepra penale”, shkruan tutje ai.
Projektligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, është propozuar nga 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar.
Bashkësia ndërkombëtare e ka paralajmëruar Kosovën për pasoja të mëdha nëse do të shfuqizohej Gjykata Speciale.
Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar miratimin e Ligjit për Amnisti i cili do të falte deputetët që janë gjuajt gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës. Një nismë e tillë është përkrahur nga Nisma për Kosovën. Ndërkohë PDK nuk është deklaruar për këtë çështje.
Në legjislaturën e kaluar, shumë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe disa nga AAK’ja morën pjesë në gjuajtën e gazit. Pal Lekaj, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu, janë zyrtarët e AAK’së që u bënë pjesë e këtij akti brenda Kuvendit.
Për të njëjtin veprim, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë shpallur fajtorë ditë më parë.
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...