Hoti: Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime për marrjen me tema të mëdha

11:09 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës e ka kritikuar punën  100 ditëshin të Qeverisë ,raporton arbresh.info.

Ai gjatë këtij debati ka thënë se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime për marrjen me tema të mëdha.

“Koalicioni  e ka nisur me premtime të mëdha si Formimi i Ushtrisë, kthimi i kufirit me Malin e Zi në Çakorr, liberalizimi i vizave për 90 ditë, zgjidhja e problemit për  Trepçën, të cilat kanë mbetur vetëm fraza”, ka thënë Hoti.

Ai po ashtu ka përmendur edhe vendimet për faljen e borxheve, mos zbatimin e premtimit të Sindikatës së Arsimit, shfuqizimi i Gjykatës Speciale .

Sipas Hotit qeveria e LDK-së ka arritur disa marrëveshje të cilat kanë qenë të përfunduara si Termocentrali i Kosova e Re.

Hoti në fund ka thënë se kjo qeveri nuk di se edhe sa mund të udhëheq në proceset integruese.

Po ashtu ai ka bërë thirrje që pas ratifikimit të demarkacionit të dore hiqet kjo qeveri dhe vendi të shkon në zgjedhje të reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme