Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke kundërshtuar Ligjin për Paga, shkruan Arbresh.info.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shprehur kundërshtimet e partisë së tij lidhur me Ligjin për Pagat në sektorin publik, pasi që sipas tij, se ky ligj nuk e respekton parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë”.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Hoti ka pohuar se Qeveria duhet të anuloj vendimin për rritje te pagave për vete, duke e quajtur se ‘paraqet konflikt te interesi’.
“Arsimtaret e shkollës se mesme paguhen sa truproja, i cili përveç pagës merr edhe shtesat për rrezikshmëri. Polici i thjeshte ka koeficient 2, ndërkaq polici i ri 1.0. Ligji le hapësirë për përcaktim te të ardhurave me vendime te organeve te tjera, duke lenë hapësirë qe prape me vendime ekzekutive te krijohen pabarazi ne te ardhura”, është shprehur ai.
Ky ligj sipas tij duhet te rishkruhet në konsultim me te gjithë kategoritë e te punësuarve në sektorin publik.
“Me nenin 27, ju ruhen pagat e larta te atyre qe për shume vite kane përfituar shumëfish me shume se vartësit e tyre ose te punësuarit e tjerë. Kjo bie ndesh me qëllimin e këtij ligji, qe është harmonizimi i pagave ne sektorin publik”, thuhet në postimin e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së.
Kuvendi i Kosovës nesër mban seance plenare me piken e vetme të rendit të ditës, do të jetë buxheti i vitit 2019.
Musliu: Skenari i rrenave të Albinit, sot po kthehet në real...
Pas Shqipërisë, Von der Leyen viziton Maqedoninë e Veriut
Hoti akuzon Qeverinë për keq menaxhimin e KEK-ut: Energjia e...
Muharrem Jashari u shpall lojtari i muajit dy herë radhazi t...
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve...
Tahiri: Na patën lodh “krejt dhe drejt” e sot s’vijnë për de...