Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të ministrave serbë Ivica Daciq dhe Aleksandër Vulin duke kërkuar ndërhyrjen e Bashkimit Europian dhe Amerikës.
Ai i dënon deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë dhe i cilëson deklaratat e tyre si mungesë e thellë respekti për viktimat e luftës në Kosovë.
Reagimi i plotë i kryeministrit Avdullah Hoti:
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë ndaj disa deklaratave publike të zyrtarëve të lartë të Serbisë, të cilët hapur vazhdojnë të shfaqin mungesë të thellë respekti për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, si dhe familjet e tyre, të cilat, qe dy e më shumë dekada, vazhdojnë t’i kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre të rrëmbyer nga forcat serbe.
Këto deklarata skandaloze, përveçqë fyejnë rëndë të gjitha viktimat e krimeve serbe, dëshmojnë para botës se Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar mijëra civilë të pafajshëm.
Qeveria e Republikës së Kosovës e kundërshton këtë mendësi politike dhe presim që këtë ta bëjë edhe bashkësia ndërkombëtare, veçmas Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si faktorë të pazëvendësueshëm të ndërtimit të paqes dhe të perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të punojë me përkushtim për një të ardhme paqësore të rajonit dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë fuqishëm me aleatët perëndimorë për integrimin sa më të shpejtë në familjen e madhe të vendeve të qytetëruara e demokratike euroatlantike, në të cilën nuk ka vend për urrejtje ndaj etnive të tjera.
Ndryshe, ministrat serbë Aleksandar Vulin e Ivica Daçiq ditëve të fundit kanë fyer shqiptarët, por edhe kanë kërcënuar. Vulin në vazhdimësi iu referua shqiptarëve me termin fyes “shqiptari”, kurse Daçiq në një formë kërcënoi serbët që tregojnë për varret masive të shqiptarëve nëpër Serbi. Daçiqi në një emision televiziv pyeti “se çfarë të bëhet me serbët që bëjnë budallallëqe dhe u tregojnë shqiptarëve për varet e tyre nëpër Serbi”. Kjo u vlerësua si kërcënim për serbët që të mos tregojnë vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve./Arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...