Google ADS

Hoti kërkon përgjegjësi nga Haradinaj për planin e tij

12:48 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

Nga sot nisim luftën demokratike për rrëzimin e kësaj qeverie dhe nisjen e zgjedhjeve të reja.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Kosova po hynë në një fazë të errët dhe të paqartë për konsolidimin e institucioneve.

Nga sot vendi po hyn në një kosto të përgjithshme. E pafalshme që 18 vjet pas luftës, pas arritjes së shumë njohjeve, nënshkrimit të MSA-së, të kthehet ndikimi i plotë i Beogradit në Qeveri. E pafalshme kjo kur kemi shumë të pagjetur. Kjo është ditë fatkeqe për vendin tonë të shtrenjt. Në krye të Qeverisë partia që ia ka futur vendit flakën me gaz e me dhunë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se e vetmja Qeveri e pranuar është ajo e LDK-së.

Akterët e kësaj Qeverie të japin përgjigje për këto çështje. Qeveria Mustafa e vetmja që ka mbyllur mundësitë për korrupsion dhe kjo i ka bërë të gjithë bashkë ta rrëzojnë. BE i ka njohur përpjekjet e Qeverisë Mustafa për luftimin e korrupsionit sado që nuk është përfunduar ky proces. Andaj ne nga sot nisim luftën demokratike për rrëzimin e kësaj qeverie dhe nisjen e zgjedhjeve të reja”, ka thënë ai.

Hoti ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj të sqaroj programin e tij për Kosovën.

Zoti Haradinaj të tregoj se si u mor vesh me listën serbe për asociacionin. Për ministritë që ua dha njerëzve jo të duhur, për veteranët, çfarë do të bëhet me listat, si do të rritet buxheti e shumë tjera”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme