Hoti: Ka shumë punë për tu bërë, bashkohuni me ne

19:08 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka thënë se ky koalicion është më i duhuri për Kosovën.
“Ne u kemi ofruar qytetarëve tanë një kontratë për arsim cilësor, për mbështetje të bizneseve, për krijim të vendeve të punës, për rritje të biznesit, për rritje të pagave dhe pensioneve. Ne edhe më herët i kemi bërë këto dhe prapë do t’i bëjmë. Programi jonë është i qartë zhvillim ekonomik, rend dhe ligj dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit, drejtim të vendit në rrugën e BE-së”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se ka shumë punë për të bërë.

“Iu ftoj të ba bashkoheni me 11 qershor që ta fillojmë punën tonë. Urime fitorja dhe suksese”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme