Hoti: Jam i sigurtë që Kaçaniku do ta thotë fjalën e tij

13:55 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti në tubimin në Kaçanik ka thënë se fitorja është e padiskutueshme.

“Na duhet një fitore shumë e thellë dhe jam i sigurt që Kaçaniku do të thotë fjalën e tij”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se ky koalicion përbëhet nga njerëz të jashtëzakonshëm me duar të pastërta.

“Ky koalicion përmban një program i cili e ka marrë mbështetjen nga bizneset, buqit dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë. Ne do të fillojmë krijimin e grupit qeverisës që të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve të punojë me këtë program”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ky program është i thjesht dhe se përmban zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës, arsim e shëndetësi cilësore dhe mirëqenie më të mirë.

“Me qeverisjen Mustafa kemi bërë shumë gjëra. Kemi rritur buxhetin, pensionet, kemi bërë hapje të vendeve të punës. Ky është vetëm fillimi dhe do të vazhdojmë prapë. Ju kërkij që të dilni dhe ta kemi mbështetjen sikur Rugova kur kërkonte që ta qonte projektin përpara për liri, demokraci dhe pavarësi”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme