Zëvendës ministri i Kulturës Rexhep Hoti, i cili po ashtu është anëtar i kryesisë se Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë me bindje të plotë se Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Ai në një intervistë për tesheshi.com foli për zgjedhjet e reja, për ushtrinë e Kosovës, për anëtarësimin në Unesco dhe për disa çështje të tjera, transmeton Klan Kosova.
Hoti beson se kryetari aktual i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli posedon energjinë, vizionin dhe potencialin e nevojshëm për t’i shërbyer qytetarëve të Kosoves.
“Mund të them se kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës është z. Veseli. Ai edhe do të bëhet Kryeministri i ardhshëm, sepse e ka energjinë, vizionin, projektin dhe potencialin e nevojshëm për të qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. Me z. Veseli të gjithë do të kenë mundësi për vazhdime, fillime, rifillime e avancime të proceseve e të nismave individuale e grupore, private, publike e institucionale”, tha ai.
Ndërkaq, në lidhje me projektligjin e demarkacionit, Hoti tha se nuk ka pasur çështje më të manipuluar se ajo e demarkacionit, dhe përmendi tetë pika në lidhje me të, ku brenda tyre përmendi qëndrimin unanim të partisë së tij mbi këtë çështje, mosdijen e tij se pse kryeministri Isa Mustafa nuk e ka përfshirë edhe opozitën brenda Demarkacionit, si dhe e konsideroi dhunën e përdour nga opozita si fund të politikës dhe akt rrënues për shtetin.
Ai tha se PDK po e pret partnerin e vet të koalicionit, LDK-në, që ta kalojnë Demarkacionit kur ata të jenë të gatshëm për votë.
Sa i përket nismës së presidentit Hashim Thaçi për formimin e ushtrisë, ai tha se presidenti e ka fuqizuar dhe konrektizuar misionin e formimit të kësaj ushtrie.
“Presidenti jo vetëm që nuk është tërhequr nga qëndrimi i vet, por ai e ka avancuar dhe e ka siguruar formimin e ushtrisë edhe në rrethana që nuk kanë qenë të ditura e të bëra publike gjer tash. Të mos harrojmë, Presidenti i Republikës së Kosovës e fuqizojë misionin e formimit të ushtrisë së Republikës së Kosovës realisht, e konkretizoi. Ndryshimet në metodologji nënkuptojnë se Presidenti e zyrtarizoi qëndrimin e SHBA-s dhe të NATO-s që Republika e Kosovës duhet ta ketë me Kushtetutë ushtrinë e saj të definuar. Më bukur së kaq nuk ka. Por kjo erdhi nga nisma e Presidentit Thaçi. Çka do të thotë se kjo edhe hyri në agjendë të pakthyeshme për formimin e ushtrisë. Me ç’rast, pohimi i ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë z.Delawie se ushtria mund të formohet edhe përgjatë vitit 2017, dëshmon për seriozitetin e çështjes në fjalë. Jashtë këtij koncepti ne mund të bëjmë politikë, por unë nuk parapëlqej”.
Nisma e Presidentit erdhi menjëherë pas qëndrimit që pati Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, z. Xhejms Matis për formimin e ushtrisë në Republikën e Kosovës. Dhe ne Kosovë kishte sens politik për ta kapur këtë vetëm Presidenti Thaçi. Të tjerët, ekskluzivisht partnerët e koalicionit, e jo vetëm opozita, mund të belbëzojnë çfarë të duan, por ky është realiteti”, u shpreh Hoti.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...