Kundërshtimeve të LDK’së ndaj Thaçit, rreth asaj se Qeveria duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë dhe jo Presidenti, i është bashkuar edhe kandidati për kryeministër Avdullah Hoti.
Ai thotë se subjekti i tyre kundërshtojnë çfarëdo përpjekje jo kushtetuese të Presidentit Thaçi për të marrë pjesë ne dialog me Serbinë krye në vete.
“Ftojmë partitë e tjera politike të bëjnë të njëjtën gjë. Nuk e kam të qartë kujt i jep përgjegjësi Presidenti për bisedat që mund të bëjë, kush i përcakton temat dhe kush merr përgjegjësi për realizimin e marrëveshjes se arritur pasi Presidenti ka rol të caktuar dhe të kufizuar kushtetues.
Sipas tij, është e pa kuptimtë tani kur vendi është në proces të krijimit të institucioneve të merret ky veprim nga Presidenti. Ai ka shkelur kushtetutën me pjesëmarrje direkte në zgjedhje në krah të partisë se tij. Prandaj, ai nuk përfaqëson unitetin popullor, por vetëm partine e tij”, është shprehur Hoti.
Zyrtari i LDK’së thotë se dialogun do ta zhvillojë Qeveria dhe se dialogu me Serbinë do të vazhdojë pas krijimit të institucioneve.
“ Do te jete dialog me një platforme te re, me dinamikë shume më të ngjeshur, me afate kohore të prera, me involvim me të madh të partnereve tanë nga BE dhe ShBA, duke vendosur në tavoline të bisedimeve të gjitha temat. Mbi të gjitha, do të jetë dialog me transparencë të plotë dhe involvim të të gjithëve dhe me llogaridhënie për çdo raund te bisedimeve”, ka shtuar ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...