Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmendur një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti të dhënë muaj më parë që ka të bëjë me një imformim që ia kishte bërë ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier për situatën në veri.
“Ushtarët amerikanë janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet”, ka shkruar Hoti.
“Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri. Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”./Arbresh.info
Luizi thotë se ka shtyrë këngën e re për të shtunën për shka...
Vajzat “hakmerren” ndaj Gjestit, e tërheqin zvarrë pas shaka...
Reduktohet transporti me autobus në Shkup, ka mungesë nafte
Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pus...
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NA...
Dedikimi prekës i djalit të Liam Payne merr vëmendje gjatë f...