Hoti: I tronditur thellë nga lajmi për ndarje nga jeta të zëvendësministrit Nehat Ramadanit

23:43 | 11 Janar 2021
L G

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vdekjes së zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjen e Ramadanit, duke thënë se do qëndrojë pranë tyre në këto momente të vështira, shkruan arbresh.info.

“I tronditur thellë nga lajmi për ndarje nga jeta të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani.Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit Nehat Ramadani, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/

Statusi i plotë

Të ngjashme