Hoti “i replikon” Thaçit për Raportin e të Bërit Biznes

00:07 | 1 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Raporti i të Bërit Biznes që nxjerr Kosovën të parën në Evropë dhe të katërtën në botë vlen për periudhën qershor 2016 – maj 2017.

“Qeveria Mustafa me fakte”.

“Sipas Bankës Botërore, Kosova mban vendin e parë në Evropë dhe të katërtin në botë në reformat e të bërit biznes gjatë periudhës Qershor 2016 – Maj 2017”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky postim i Hotit ka ardhur menjëherë pas atij të bërë nga Presidenti, Hashim Thaçi, ku ndër të tjera ka thënë se Kosova që nga viti 2011 është angazhuar në reforma të thella dhe ka përmirësuar dukshëm klimën e të bërit biznes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme