Hoti i reagon Qeverisë: Paratë për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike shkojnë tek KEDS-i

15:50 | 10 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me një ndër vendimet e fundit të Qeverisë.

Ai ka thënë se paratë që Qeveria i ka ndarë për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike do të shkojnë tek KEDS-i, shkruan Arbresh.info.

“Në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike”, ka shkruar Hoti.

Mes tjerash, ai ka deklaruar se ky vendim nuk është politikë, e këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet.

“Ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar”, ka potencuar deputeti i LDK-së./Arbresh.info/

Postimi i plotë: 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme