Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje Shkodran Hoti përmes një statusi në rrjetin social Facebook i ka reaguar Memli Krasniqit,shkruan arbresh.info
Hoti ka thënë se PDK-ja përmes portaleve të saj e ka sulmuar çdo herë Vetëvendosjen dhe se shpifjet e tij nuk i mbulojnë veprimet kriminale të PDK-së
“Akuzat e portaleve të regjimit ndaj VV’së për publikim të lajmeve të rreme janë sa të pavërteta e absurde, po aq të papranueshme. Këto portale që prej se ekzistojnë merren me shpifje e lajme të rreme, si duket po ndihen të kërcënuara se mos po iu rrezikohet monopoli në këtë veprimtari.
Në anën tjetër, edhe palaço i PDK-së, Memli Krasniqi, paska drejtuar akuza të njëjta, ndonëse në vazhdimësi portale prapa të cilave qëndron kjo parti e sulmojnë VV-në ditë për ditë, para e gjatë zgjedhjeve. Shpifjet e këtilla nuk ua mbulojnë veprimtarinë kriminale” tha ai.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist