Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po raporton Kuvendit të Kosovës në lidhje me procesin e dialogut dhe me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
Me këtë raste ndonëse pa përmendur emër, duket se kryeministri Hoti ju ka drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kur e përmendi njohjen nga Izraeli.
“Ata që e cilësojnë si marrëveshje të rrezikshme e çojnë në qiell njohjen e Izraelit para dy ditësh. Si mund të jetë e dëmshme kjo marrëveshje e cila u nënshkrua nga ata që e sponsorizuan pavarësinë e Kosovës. Si mund të jetë e rrezikshme kjo marrëveshje e cila i sjell 1 milionë dollar Kosovës….”.
Hoti, po ashtu hodhi kritika edhe ndaj kundërshtarëve në lidhje me dialogun. Sipas Hotit, përveç arritjes së marrëveshjes nuk ka rrugëdalje tjetër dialogu me Serbinë.
“Ata që sot që tentojnë të ndjellin frikë në lidhje me dialogun, e kanë gabim. Unë nuk kam frikë që të ulem në tavolinën e dialogut dhe nuk do të shpik arsye për të ikur nga kjo tavolinë…Rrugë tjetër përveç arritjes së marrëveshjes nuk ka”, theksoi Hoti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/325182478732620
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’