Shefi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se ideja e Kadri Veselit për të themeluar një Komision Hetimor për t’i zbardhur mashtruesit e veteranëve të UÇK’së nuk i ndihmon zbardhjes së kësaj çështjeje.
Ai ka thënë se vetëm drejtësia mund të heq nga lista veteranët e rrejshëm.
“Këtë çështje nuk e zbardhë Komisioni Hetimor parlamentar, por drejtësia e guximshme, e pavarur politikisht dhe e pa thyeshme përballë kërcënimeve”, ka reaguar Hoti, në Facebook.
Sot, Kadri Veseli, ka dalë me idenë e themelimit të një Komisioni Hetimor Parlamentar për t’i hetuar mashtruesit e veteranëve të UÇK’së. Ka thënë se i njëjti
Komision do të zbardhte të gjithë mashtrimet që kanë bërë edhe komandantët.
Në anën tjetër, Avdullah Hoti, ka thënë se propozime të tilla po vijnë nga ata që kërcënojnë e shantazhojnë drejtësinë.
“I pesëfishojnë listat e veteranëve me mashtrues, e kërcënojnë prokurorin që hetonte veteranët e rrejshëm dhe ata që ju mundësuan të futen në lista, nuk e zbatojnë ligjin në fuqi për kufizimin e shpenzimeve për pensionet e veteranëve në 0.7% të Bruto Produktit Vendor. E tash kërkojnë Komision Hetimor për të larë veten”, ka shkruar Hoti.
“Ne, Lidhja Demikratike, në qeverine e ardhshme do të sigurohemi për të pasur një gjyqësorë të tillë, i cili është parakusht për të ardhmen demokratike dhe evropiane të shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...