Hoti i përgjigjet Haradinajt rreth dialogut Kosovë-Serbi: Nuk e kam asnjë dyshim për ta udhëhequr këtë proces

22:03 | 19 Gusht 2020
L G

Kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar edhe kryetarin e AAK-së sa u përket bisedimeve me Serbinë.

Hoti në “Debat Plus ka thënë se të gjitha informatat që ka ai kanë edhe partnerët e koalicionit qeverisës Haradinaj e Limaj.

Nuk mund të ketë bisedime teknike. Nuk jemi duke biseduar në Bruksel për linja të autobusëve por për njohje reciproke. Të gjitha informacionet i ka edhe zoti Haradinaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Unë e zhvillojë dialogun në përputhje me kushtetutën dhe një platformë që është pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Nuk e kam asnjë dyshim për ta udhëhequr këtë proces. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ky vend e ka vetëm një kryeministër. Nuk mund të ketë disa kryeministra”.

Kryeministri thotë se ai po i ushtron kompetencat e tij të dialogut si kryeministër dhe nuk i dialogun te dikush tjetër.

“Kufizimi im është Kushtetuta e Kosovës. Unë kam besim te vetja ime dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi  ndër të  tjera Avdullah Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme