Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Koha e konflikteve ka kaluar, zgjidhje përmes dialogut

14:14 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti iu është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, i cili të enjten paralajmëroi se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se deklaratat e dhëna nga pala serbe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit.

“Deklaratat e dhëna dje nga pala serbe, janë jo adekuate dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit. Nuk janë në frymën për të cilin jemi dakorduar që të punojmë së bashku në proces të dialogut. Mbi bazën e kësaj kemi lëshuar një deklaratë, duke qenë të matur, konstruktiv, të qartë që koha e konflikteve ka kaluar, dhe çdo gjë duhet të zgjidhet vetëm përmes dialogut. Çdo deklaratë tjetër krijon situatë të panevojshme tek qytetarët. Mesazhet e qeverisë së Kosovës janë mesazhe të paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Hoti. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme