Deputeti i koalicionit LAA, Avdullah Hoti në Interaktiv të KTV-së i është kundërpërgjigjur Kadri Veselit, i cili ka thënë se do të tërheqë kandidaturën e tij për kryeparlamentar nëse votohet më pas Qeveria me kryeministër Ramush Haradinajn.
Hoti ka thënë se PAN-i nuk është në pozitë për të vënë kushte, ndërsa ka theksuar se do të vlerësohet çdo kandidaturë tjetër për kryeparlamentar, përveç Kadri Veselit.
“Nuk janë në situatë që të vënë kushte, pasi nuk përbëjnë shumicën në Kuvend. Presim se kush do të jetë kandidat, pasi i kemi bërë të qartë se Veseli nuk është i pranueshëm. Cilado figurë tjetër do të vlerësohet nga koalicioni ynë. Veseli nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit. Ai e ka të qartë se askush nuk e dëshiron kryetar të Kuvendit”, është shprehur Hoti.
Ai më tutje ka shtuar se, “PAN-i e ka të drejtën kushtetuese për të propozuar kandidatin, dhe ne e respektojmë këtë. Ne nuk kemi të qartë se kush është kandidati”.
Hoti më tutje ka thënë është për keqardhje që edhe presidenti përfshihet në presione të ndryshime ndaj deputetëve.
Deputeti i LDK-së më tutje ka komentuar edhe mungesën e mundshme të PAN-it në seancën e nesërme. Ai ka ftuar PAN-in që nesër të vijë në Kuvend.
“Nëse nuk vijnë atëherë do të vërtetohet se kush po e bllokon themelimin e institucioneve të vendit. Ftoj koalicionin PAN që të paraqitet në Kuvend pasi kjo është jo serioze”, ka thënë Hoti.
Hoti nuk ka komentuar veprimin e sotëm të Teuta Rugovës, e cila votoi pro kërkesës së PAN-it për pauzë. Por, ka theksuar se deputetët e koalicioni LAA duhet të respektojnë të gjitha vendimet e koalicionit pasi në atë listë kanë marrë votat.
“Nuk mund të flas për Rugovën. Unë pres nga ajo dhe të gjithë deputetët e tjerë të respektojnë vendimet e koalicionit LAA. Nuk besoj se ajo do ta votojë kandidatin për kryeparlamentar dhe kryeministrin. Të gjithë që janë dalë nga ajo listë LAA-së duhet të respektojnë vendimet e koalicionit. Deputetët tanë janë unik, ata janë plotësisht të lirë që të vendosin. Familjes Rugova i është bërë një presion i lartë përmes mediave të paguara nga koalicioni PAN”, ka thënë Hoti.
Hoti ka thënë se PAN-i duhet të dorëzohet nëse nuk i ka numrat për formimin e institucioneve.
“Nëse nuk arrijnë marrëveshje politike me partitë e tjera dhe të kenë numrat për formimin e institucioneve atëherë duhet të dorëzohen”, ka thënë ai.
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...