Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë disa sqarime rreth projektit për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik.
Hoti ka thënë se ky projekt që është riaktualizuar nga kryetari i Prishtinës dhe kandidat i Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale, Shpend Ahmeti, është projektuar nga Qeveria e Kosovës sa atë e drejtonte Isa Mustafa, përcejllë Klan Kosova.
Kjo është përgjigja e Hotit ndaj Ahmetit:
“Pergjigje ndaj Shpendit: E verteta per parkingun nentokesore tek Fakulteti Filologjik
Ky projekt eshte nisur nga qeverisja e Isa Mustafes ne Prishtine. Eshte aktualizuar nga Shpend Ahmeti ne fund te mandatit te tij.
Ne Komitetin per Partneritet Publik-Privat, qe kryesohet nga Ministri i Financave dhe perbehet edhe nga kater ministria te tjere, ky projekt eshte trajtuar ne afat te rregullt ligjore.
Projekti i sjelle nga Komuna e Prishtines, ka perfshire edhe nje mini qender tregtare apo pjese komerciale me lokale si pjese e parkingut. Dalja e pjeses komerciale ka qene ne rrugen kryesore perballe katedrales, duke filluar nga Radio Kosova dhe larte rruges kryesore.
Komiteti per PPP ka kerkuar qe komuna te heq nga projekti pjesen komerciale, pasi eshte vertetuar se kthimi i investimit ne kete projekt nuk ndikohet nga pershirja ose jo e te hyrave nga pjesa komerciale ne projekt te parkingut. Shpendi nuk ka pranuar te beje kete. Arsyen e di ai vete.
Po ashtu, Universiteti i Prishtines e ka kundershtuar prohektin si te tille. Komiteti per PPP i ka kerkuar Shpendit te arrije marreveshje me Universitetin e Prishtines, si shfrytezues i kesaj parcele komunale. Brenda kampusit universitar eshte e pakuptimte futja e cfaredo elementi komercial, pasi aktivitetet biznesore dhe komerciale jane larguar nga kampusi para shume vitesh me vendim te Rektoratit.
Te gjitha keto mund te dokumentohen me procesverbalet e mbledhjeve te Komitetit per PPP.
Shpendi nuk po e thote te verteten. Te ishte kujdesur Shpendi per Prishtinen sa eshte kujdesur per propaganden ne facebook dhe sharjet e fyerjet ndaj te tjereve, qyteti i Prishtines nuk do te vendnumeronte dhe degradonte keto kate vite”.(sic)/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?