Google ADS

Hoti i kthehet ekonomisë: Kosova është vend i sigurt për investime

14:43 | 13 Korrik 2020
M. A.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka vizituar kompaninë “SOËI KOSOVA” në Bajgorë të komunës së Mitrovicës.

Hoti tha se investimi në këtë sektor është i rëndësie strategjike për vendin.

I pari i ekzekutivit theksoi se ky projekt tregon se Kosova është vend i sigurtë për investime.

Shkrimi i plotë:

Parku i Erës në Selac të komunës së Mitrovicës, projekt i përbashkët kosovarë, gjerman dhe izraelit, për prodhimin e energjisë së ripërtritshme.
Bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt dhe ministrin e Bujqësisë, Besian Xh Mustafa
, i cili para pesë vjetësh e kishte iniciuar këtë projekt, kur ishte në tjera kapacitete, vizituam ndërmarrjen “SOWI Kosova” Sh.P.K.
Jemi tepër të kënaqur që e shohim një investim kaq madhor edhe sa i përket nivelit të investimeve edhe konsorciumeve që janë bërë bashkë të investitorëve gjermanë dhe izraelitë, financuar nga banka siç është BERZH, Banka Sllovene dhe investitorët të tjerë, në një sektor që është i rëndësisë vërtet strategjike për vendin.
105 megavatë energji elektrike që do të lëshohen në rrjet në vitin e ardhshëm, është një investim shumë i rëndësishëm për vendin.
I rëndësishëm është fakti se janë investitorë me emër evropian dhe botëror dhe se ky është një sinjal shumë i fuqishëm që Kosova është një destinacion i sigurt për investime.
Prezenca jonë këtu bashkë me ministrin dhe ambasadorin është tregues për kompaninë dhe investitorin se do ta kenë mbështetjen e qeverisë, për të lehtësuar të gjitha procedurat, në mënyrë që investimi të jetë i suksesshëm.
Ky projekt i energjisë së erës, i cilësuar me standarde të larta pozitive dhe miqësore me ambientin, synon kapacitetin e përgjithshëm prodhues prej 105 megavatesh. Kjo energji do të distribuohet në Vushtrri përmes linjës së transmisionit 110 kV të gjatë 19 kilometra, që gjithashtu është pjesë e investimit të projektit dhe do t’i transferohet KOSTT-it.
Projekti përbëhet nga 27 turbina të erës me kapacitet të përgjithshëm prej 105 megavatesh.
Në realizimin e tij janë përfshirë edhe Notus Energy, General Elektrik dhe BERZH.
Ky projekt është paraparë që të përfundojë deri në prill të viti 2021 dhe do të ketë jetëgjatësinë së paku 25 vjet.
Në realizimin e këtij projekti do të angazhohet fuqi punëtore dhe do të ndikojë në zbutjen e papunësisë. Kosova po synon objektivin e prodhimit të energjisë së erës në kapacitetin e 25 për qind të prodhimit të përgjithshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme