Zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka bërë të ditur se Vetëvendosje ka arritur t’i sigurojë 31 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Hoti ka thënë se kjo është bërë e ditur nga numërimet e deritanishme të votave, ku VV ka 31 deputetë.
Postimi i plotë i Hotit në Facebook:
Nga numërimet e deritanishme të votave, VV i ka 31 deputetë. Janë po aq deputetë sa kishte e tërë opozita në legjislaturën e kaluar, e përbërë nga tre parti. Më shumë se 1/4 e ulëseve të Parlamentit do të jenë të zëna nga deputetë të dinjitetshëm, që e përfaqësojnë qytetarin në mënyrën më të mirë. Ky është rezultat i qytetarit të vetëdijesuar.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...