Hoti-Haradinajt: Zgjedhjet s’janë për kufijtë, por për ndaljen e keqpërdorimit të buxhetit

11:31 | 26 Shtator 2019
L G

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e LDK-së për kufijtë.

Hoti ka reaguar ndaj kandidatit për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, duke thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum për ndaljen e shpërdorimit të shtetit e të buxhetit dhe heqjen e izolimit të Kosovës, e jo për kufijtë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se kufijtë e Kosovës kanë qenë gjithmonë të pa prekshëm, derisa ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët do të ndodhë krahas fuqizimit të brendshëm të shtetit tonë dhe avancimit të integrimeve euro-atlantike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme