Google ADS

Hoti: Haradinaj ta anuloj vendimin për rritjen e pagave

10:54 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur interpelanca e kërkuar nga dy partitë opozitare, VV e LDK për kryeministrin Ramush Haradinaj në lidhje me rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se vendimi i kryeministrit për këtë rast bie ndesh me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe është konflikt interesi, shkruan Arbresh.info.

“Vendimi i Qeverisë i tejkalon kompetencat e përcaktuar në lidhje me rregulloren e Qeverisë. Ky vendim është i papranueshëm pasi krijon një diferencë të madhe me elemente diskriminuese me zyrtarët e tjerë”, ka thënë Hoti.

Ai ka kërkuar që Qeveria ta anuloj menjëherë vendimin të cilin e quajti jo të ligjshëm dhe po ashtu kërkoi nga deputetët që të votohet në fund të interpelancës mocioni që kërkon këtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme