Në Kuvendin e Kosovës është miratuar rezoluta e PSD-së për dialogun me Serbinë.
Në kuadër të saj parashihet që edhe partitë opozitare të kenë rol në ekipin dialogues me Serbinë. Por, LDK-ja duke e vendosur mos t’i bashkohet këtij ekipi që në krye do të ketë Fatmir Limajn e NISMA-s e Shpend Ahmetin e PSD-së.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kosova nuk mund të përfaqësohet në këtë proces nga partitë që kanë mandate të huaja.
Sipas tij, asnjë proces në vend nuk mund të zhvillohet pa LDK-në.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Ta kemi te qarte se asnje votim ne Kuvend nuk mund te shmang Kushtetuten. Platforme per dialog eshte vetem Kushtetuta. Nderkaq, ekip negociator eshte vetem Qeveria legjitime.
Kosova nuk mund te perfaqesohet ne kete proces te rendesishem me kuazi ekipe dialoguese, nga partia e shtate apo e tete ne Kuvend dhe nga ata qe kane mandate te huaja.
LDK do ta mbroje interesin e Kosoves. Nuk ka proces ne Kosove qe mund te zhvillohet pa LDK-ne, partine me mbeshtetjen me te madhe ne vend. Te mos mashtrohet askush.
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...