Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, me të cilët ka biseduar për pakon e mbështetjes financiare, si pjesë e programit për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2021.
Derisa u zotua se do t’i shqyrtoj kërkesat e këtyre dy sektorëve, kryeministri Hoti tha se gastronomia, hoteleria dhe transporti i udhëtarëve janë ndër sektorët më të prekur nga vendimet e qeverisë për masat për parandalimin e pandemisë Covid-19, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri Hoti tha se, për subvencionimin e gastronomisë, sallave të dasmave, sallave të sportit, qendrave rehabilituese dhe të ngjashme, qeveria ka ndarë 3 milionë euro, në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumën e përgjithshme prej 222 milionë euro./Arbresh.info/
“Askush nuk mundet ta ndalë Netanyahun”, Borrell: Po shkojmë...
Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me ...
Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës
Dy gra nga Venezuela raportojnë se pesë persona në Prishtinë...
Aksioni antidrogë në Pejë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
Gjendet pa shenja jete një burrë në Klinë