Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Avdullah Hoti e ka ftuar Partinë Demoratike të Kosovës në debat publik për t`i shpjeguar se si do ta bëjë ai buxhetin 5 miliardë eurosh brenda një mandati.
Nga Gjilani ai ka thënë se në kohën sa ka qenë ministër i finanacave në plotfuqi i janë dashur javë të tëra për ta bindur PDK-në se buxheti për sivjet do të jetë 2 miliardë euro.
Sipas tij, partneri i koalicionit nuk ka pasur ide për zhvillim ekonomik.
Më herët ishte planifikuar një debat në njërin nga televizionet mes kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit të Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj të koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe Avdullah Hotit nga koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
Debati u anulua për shkak të shkeljes së parimeve të fushatës zgjedhore, e cila do të filloj nesër dhe do të zgjasë 10 ditë.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...