Google ADS

Hoti flet me Osmanin, i premton se do të analizojë funksionimin e misioneve diplomatike

13:23 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë kryetares së Kuvendit dhe u.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Hoti nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se urimin ia ka bërë përmes një bisede telefonike, transmeton arbresh.info.

Ai, gjithashtu ka shkruar se e ka njoftuar Vjosa Osmanin se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës.

“E njoftova znj. Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin”./Arbresh.info

Ky është postimi i tij në Facebook:

Sot, në një bisedë telefonike, i kam uruar shërim të shpejtë Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së…

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, 25 November 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme