Google ADS

Hoti: Filluam nderimet nga Skënderbeu me të cilin identifikohet nëntori i parë

09:39 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga dy zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri dhe Driton Selmanaj kanë bërë homazhe para shtatoreve të Gjergj Kastriotit “Skënderbeut” dhe Ibrahim Rugovës.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptar, ne filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut me të cilën identifikohet sigurisht edhe nëntori i parë, festa më e madhe e gjithë shqiptarëve, tani edhe tek shtatorja e presidentit Rugova, tash do të vazhdojmë edhe në Prekaz, në vendin e shenjtë për të treguar nderime ndaj tyre dhe të gjithë atyre që kanë kontribu për lirinë dhe pavarësinë që sot gëzojmë”, deklaroi para mediave Hoti

Pas kësaj, kryeministri do të bëjë homazhe edhe në Prekaz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme