Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Enver Zymberi në nëntë vjetorin e rënies së tij në detyrë.
Kryeministri Hoti bëri homazhe tek lapidari i Zymberit, ku tha se ai dha jetën e tij për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.
Kosova i është borxhli Zymberit dhe familjes së tij dhe gjithë atyre oficerëve që kanë rënë në krye te detyrës.
“Enver Zymberaj ra në krye të detyrës, për të mbrojtur vendin, rendin kushtetues dhe integritetin territorial të vendit. Për të shtri Kushtetutën dhe ligjin në çdo cep të territorit të Kosovës. Ne i jemi borxhli atij, familjes së tij dhe gjithë oficerëve policor që kanë rënë në krye të detyrës dhe që po bëjnë punën e tyre. I përgëzoj për këtë dhe i jam mirënjohës gjithmonë”, tha kryeministri Hoti, raporton arbresh.info.
Ndryshe, Enver Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002.
Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Zymberi ishte qëlluar gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, në të cilën kontrabanda kishte shtrirë rrënjët që nga paslufta.
Ai ishte qëlluar me snajper në kokë. Për të dyshuarit që organizuan sulme ndaj forcave të ROSU, është lëshuar flet-arrest ndërkombëtar dhe kërkohen edhe nga Interpoli.
Zymberi ishte shpallur Hero i Kosovës nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. /arbresh.info
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor