Google ADS

Hoti edhe një herë: Deklaratat e Selmanajt për të pagjeturit u nxorën nga konteksti

12:27 | 30 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se sjellja ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj është e papranueshme, raporton Express

Hoti sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se deklaratat e Selmanajt për çështjen e të pagjeturve janë nxjerrë nga konteksti.

“Driton Selmanajt, është e papranueshme se si po silleni ndaj tij, është e pa pranueshme se si i është ndërruar konteksti. Në detaje i kemi informu komsionin për çështjen e të pagjeturve. Është kriju një momentum i ri për këtë çështje. Për shkak të ndjeshmërisë kam kërku seancë të mbyllur, organizojeni një këtu e jo interpelancë. Mos përdorni informata të mediave që me kriju kauza të paqena politike“, ka deklaruar Hoti.

Të ngjashme