Google ADS

Hoti e zyrtarë evropianë vizitë në kampin Aushvic

10:37 | 8 Nëntor 2022
K.B

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me ftesën e Asociacionit Evropian të Hebrenjve, ishte pjesë e delegacionit për vizitë në kampin e përqendrimit në Aushvic-Bernkau, Poloni.

Përmes një postim të tij në facebook, Hoti tha se pjesë e delegacionit ishin edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Olivér Várhelyi, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetarja e Kuvendit të Çekisë, Sekretarja e Senatit të Francës, deputetë dhe zyrtarë të shteteve evropiane.

“Ky kamp është një nga dëshmitë që tregon krimet mizore mbi popullin hebre”, shkroi Hoti. “Vetëm në këtë kamp janë vrarë rreth 1.1 milionë njerëz të pafajshëm, shumica absolute hebrenj, si dhe polakë, romë e të tjerë”, ka shkruar Hoti.

Ai deklaroi se qëllimi i kësaj vizite është që të përkujtohen viktimat dhe të mos lejohet të ndodhin kurrë krime mbi njerëzimin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme