Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se menaxhimi i sektorit të energjisë nga ana e qeverisë është kaotik, pas ndarjes së 40 milionë eurove për KOSTT-in.
Sipas Hotit, gjendja në sektorin e energjisë është tepër e vështirë pasi qeveria s’merr vendime adekuate.
“40 milionë euro për KOSTT-in?! Me çfarë plani ndahen këto mjete? A duhet ky vendim të sillet në Kuvend siç u veprua vitin e kaluar?! Fatkeqësisht, po dëshmohet çdo ditë se menaxhimi i sektorit të energjisë në përgjithësi dhe i krizës në veçanti nga ana e Qeverisë është kaotik. Në mungesë të vendimeve adekuate, sot i gjithë sektori energjetik është në situatë tepër të vështirë”, ka shkruar Hoti.
Ish-kryeministri Hoti tutje është shprehur se furnizmi stabil me energji sigurohet vetëm me ndërtimin e kapaciteteve të reja furnizuese.
“Në afat të gjatë, furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria, pasi ato ndihmojnë vetëm në stabilitetin e sistemit. Furnizimi stabil afatgjatë sigurohet me ndërtim të kapaciteteve të reja, të cilat mund të jenë me qymyr ose me gaz. Alternativa me gaz ka qenë e gatshme në qeverinë e kaluar, por fatkeqësisht u injorua për motive që i dinë ata që e injoruan atë alternativë”, tha Hoti./arbresh.info/
Besforti, Xuxi, Mevlani dhe Rezi shkojnë në nominim për thye...
Vodhën mall në vlerë rreth 2 mijë euro në Prizren, arrestohe...
Real Madridi fiton çmimin si klubi më i mirë i vitit
Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqës...
Hamza në Kamenicë: Vendi ka nevojë për një lidership të ri q...
Irani ekzekuton shtetasin iraniano-gjerman pasi u dënua për ...