Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e ka quajtur degradim të dialogut takimin e ardhshëm të kryeministrit Kurti me presidentin serb në Shkup.
Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se mundësia për të nënshkruar marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë, dialogu ka kaluar në diskutime për zbatimin e Asociacionit në Shkup.
“Çfarë degradimi!
Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit”, ka shkruar Hoti./arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën