Gjatë një takimi me qytetarë në Zhur të Prizrenit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë të premten se qeveria e tij e ka menaxhuar me sukses pandeminë dhe ka ndalur abuzimet e blerjes së maskave nga 7 euro nga qeveria e mëparshme.
“Kur e morëm në qershor detyrën kishte pesë muaj që kishte filluar pandemia. Nga shkurti deri në qershor nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të menaxhuar pandeminë dhe për të ruajtur ekonominë, me përjashtim të ndalimit të qarkullimit. E riorganizuam sistemin tonë shëndetësor, kemi krijuar shtretër në të gjitha spitalet regjionale, kemi integruar komunat dhe qendrat e mjekësisë familjare, kujdesin për pacientë nëpër shtëpi, blerjen e aparaturave shtesë për testime, blerjen e maskave, jo nga 7 euro, por 38 centë”, tha Hoti, shkruan arbresh.info.
Ai shtoi se gjatë këtij muaji do të vijnë në Kosovë vaksinat kundër Covid-19, ndërsa qytetarët dhe ekonomia do t’i kthehen normalitetit.
Hoti prezantoi planin e tij ekonomik.
“Kemi hartuar program konkret zhvillimor për Kosovën. Zhvillimin ekonomik nëpërmjet mbështetjes së sektorit privat që gjeneron punë e punësim. Luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe Integrimin euro-atlantik të atdheut tonë, Republikës së Kosovës”, shtoi Hoti.
Ai tha se ndryshe prej popullizmave të oponentëve tanë politikë, programi ynë mbështetet në ekspertizë.
“Mos u mashtroni me premtime elektorale për rritje pagash e pensionesh. Ato premtime janë të pa bazuara në ligj dhe janë të pamundshme. Vetëm programi ynë mundëson rritjen e pagave e pensioneve. Sepse vetëm programi ynë garanton rritje ekonomike. Rritjen e pagave ne do ta bëjmë çdo vit, mbi bazën e rritjes ekonomike të Kosovës”, shtoi Hoti./arbresh.info/
Flasin për Gresën, Arioni pyet Sarën: Si mund të qëndrosh me...
Maqedonci dhe Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së flas...
Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës në qafën malore Buko...
Sara-Leos: Nuk ke opinion tëndin, po ndikohesh!
Nju Jork, vritet shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthca...
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, mbi 10 milionë banorë mbeten...