Google ADS

Hoti e krahason Çettën me Ibrahim Rugovën: Bënë ndryshim të etapave, njëri në politikë e tjetri në pajtim të gjaqeve

12:41 | 26 Nëntor 2020
M. A.

Është promovuar kompletit i veprave të profesor Anton Çettës!

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka krahasuar atë me ish presidentin historik Ibrahim Rugova, raporton arbresh.info.

Ai tha se Anton Çeta ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndryshimin e etapave. Bashkë me Ibrahim Rugovën, ai në fushën e politikës e Çeta në pajtimin e gjaqeve.

“Është nderë për mu dhe kënaqësi  që të përgëzojmë për punën që kanë bërë këta hulumtues për këtë vepër dhe të behët realitet për personalitetin më të madh të historisë tonë me një personalitete që identifikohen epokat. Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshme në ndryshimin e etapave dhe jetesën e shqiptarëve. Bashkë me Rugovën ai në fushën e politikës e ky në pajtimin e gjaqeve” tha kryeministri Hoti në promovimin e veprave të Çettës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme