Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, ka takuar udhëheqës të bashkive, qytetar arbëreshë dhe ka vizituar institucione shkollore në Kalabri.
Koordinatori Hoti vizitoi bashkinë e San Benedetto Ullano dhe takoi kryetaren e saj Rosaria Amalia Capparelli me të cilën bisedoi për Programin Nacional për Rininë dhe arbëreshët e Kalabrisë, transmeton arbresh.info
“Është kënaqësi të jem këtu me ju, por nuk është e lehtë të shoh se si gjuha arbëreshe po shkon duke u harruar. Ne bashkë me ju duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë që kjo gjuhë të shpëtoj. Ne në Kosovë jemi duke implementuar Programin Nacional për Rininë, i cili ka tri shtylla kryesore, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, diturinë dhe sportin. Ju arbëreshët mund të fitoni shumë nga ky program, sidomos në pjesën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik”, tha Hoti duke shpjeguar më në detaje programin.
Ndërsa, kryetarja Capparelli pasi falënderoi Koordinatorin Hoti për vizitën, shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim për Programin Nacional për Rininë. Ajo tha se “ne e vlerësojmë shumë vizitën në bashkinë tonë dhe interesimin për ne arbëreshët, për çka ju falënderojmë shumë. Unë si kryetare jam e gatshme të bashkëpunoj me ju për këtë program dhe çdo projekt tjetër nga i cili do të mund të përfitonim”.
Hoti gjithashtu vizitoi edhe kolegjin italiano-shqiptar në San Demetrio Corone, ku u takua me drejtoreshën e kësaj shkolle Concetta Smeriglio. Ata biseduan për Programin Nacional për Rininë dhe mundësitë që ky program të inkuadrohet edhe për nxënësit arbëresh, italianë dhe të kombësive tjera. Drejtoresha mirëpriti programin dhe tha se është një mundësi e mirë për nxënësit meqë ai parasheh aktivitete jashtëkurrikulare. Ajo tha se e veçanta e tij është tek gjithëpërfshirja.
Këtu Hoti takoi edhe disa nga mësimdhënësit nga të cilët u njoftua për bibliotekën e kolegjit e cila përveç librave në gjuhën italiane, posedon edhe libra në gjuhën shqipe e arbëreshe, në formatin e shtypur dhe atë elektronik./arbresh.info/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen