Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosvoës dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas komunikatës së DASH në të cilën bëhet thirrje për lirimin e 3 policëve.
Hoti ka thënë se tashmë e gjithë vëmendja e Qeverisë duhet të jetë në lirimin e pakusht të 3 policëve të Kosovës që po mbahen në burgjet e Serbisë.
Ai thotë se duhet punuar ngushtë me aleatët për lirim të menjëhershëm dhe për dënim të Serbisë për këtë akt agresioni dhe për shkelje elementare të të drejtave të njeriut, meqë s’kanë lejuar që shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd t’i vizitojë ata.
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...