Hoti: Do të sjellim njerëz me duar të pastra në Qeveri

14:49 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati i koalicionit LDK-ARK për kryeministër, Avdullah Hoti tha para elektoratit në Dragash se fryma e fitores së këtij koalicioni në zgjedhjet e 11 qershorit është e sigurtë.

Hoti tha se ky koalicion do të sjell në Qeveri njerëz me duar të pastra ashtu siç i duhet këtij vendi, shkruan arbresh.info.

“Fryma e fitores është e sigurte dhe jam si sigurte që me 11 qershor kemi me korr fitoren si në kohën e Ibrahim Rugovës. Na u kanë bashku njerëz të punës e të nderit, të rijnë e të reja për ti dhënë një qeveri me duar të pastra siç i duhet këtij vendi”, u shpreh Hoti./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme