Google ADS

Hoti: Do të ndërtojmë Stadiumin Kombëtar të Futbollit dhe Pallatin Olimpik

09:49 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se plani i tij qeverisës në katër vitet e ardhshme parasheh vazhdimin e investimeve në infrastrukturë sportive dhe përkrahje financiare për sportistët.

Hoti, përmes një postim i në Facebook ka thënë se qeveria e tij do të ndërtoj Stadiumin Kombëtar të Futbollit në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Plani im qeverisës në katër vitet e ardhshme parasheh vazhdimin e investimeve në infrastrukturë sportive dhe përkrahjen financiare për sportistë kulminantë dhe të tjerët. Ne do ta ndërtojmë Stadiumin Kombëtar të Futbollit në Prishtinë, në të cilin kampionet e Kosovës, siç është Hajvalia sivjet, do të bëjnë gara ndërkombëtare. Ne ta ndërtojmë edhe Pallatin Olimpik ku do të vendoset Komiteti Olimpik dhe 30 federata.

Suksese për kampionet e Hajvalisë që sivjet na përfaqësojnë në Ligën e Kampioneve. AH./Arbresh.info.

18738383_1544090518985630_7285255937592359016_o 18739211_1544090608985621_172668891147754265_o-1 18768501_1544090295652319_7236189332323073062_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme