Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka zhvilluar një vizitë në fabrikën “Euro-Metal” që ndodhet në fshatin Babush të Ferizajt.
Hoti tha pas vizitës që i bëri punimeve në këtë fabrikë se në mandatin e tij qeverisës, do të krijojë lehtësira të mëdha për bizneset, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi filluar me reformën e parë fiskale e cila ka gjeneruar 2 milionë euro qarkullim në buxhetin e Kosovës. Por ky është vetëm fillimi. Ne do të fillojmë me zbatimin e reformave të tjera fiskale duke pasur lirime për të gjitha lëndët e para që përdoren për biznese”, u shpreh Hoti.
Ai shtoi se do të punojë në funksionalizimin e zonave ekonomike në të gjitha qendrat e Kosovës.
Ndërkaq, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarça tha se ndihet i nderuar që kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka zgjedhur komunën e Ferizajt për ta vizituar qysh në fillim.
“Jam shumë i luimtur që ka zgjedhur komunë e Ferizajt për ta vizituar, një komunë e cila ka lulëzim biznesesh, kemi 11 mijë e 400 biznese të cilat po mbushin arkën e qytetit dhe jorastësisht besoj që kryeministri i ardhshëm Abvdullah Hoti gjendet mes nesh”, u shpreh Svarça./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1423087811089640/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...