Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Qeveria e tij ka marrë dritën jeshile për implementimin e “Programit për rimëkëmbjen ekonomike”.
Hoti ka treguar së gjatë viteve 2020-2021, ai së bashku më ministrat e kabinetit do të punojnë për të futur mbi 1 miliardë euro në ekonominë e Kosovës, transmeton arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me miratimin e vendimit për “Tejkalim të rregullave fiskale” nga Kuvendi i Kosovës, ne si Qeveri sot kemi marrë dritën jeshile për implementimin e “Programit për rimëkëmbje ekonomike”.
Gjatë viteve 2020 – ’21, me ministrat e kabinetit tim, do t’i angazhojmë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës. Ashtu sikur shumica e vendeve të BE-së të prekura nga #COVID19, edhe ne e kemi ndjekur rregullin e rritjes së deficitit buxhetor, në mënyrë që të garantojmë qëndrueshmëri financiare.
Bashkë me kabinetin do të sigurohemi që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim!
Na priftë e mbara!
#QeveriaHoti #mbajedistancen
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...