Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, bëri të ditur se tashmë ka angazhuar zëvendëskryeministren, Albulena Balaj për organizimin e një mbledhje të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas tij, në këtë mbledhje do të bëhet një pako mbështetëse në të cilën do të përfshihen sektori i arsimit, shëndetësisë, qeverisja lokale si dhe ekonomia, për të ndihmuar shqiptarët në Luginën e Preshevës,raporton arbresh.info.
“Atë që e kam thënë, është se e kanë mbështetjen e plotë dhe tanimë jemi angazhuar përmes zëvendëskryeministres që të organizojmë mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për një pako mbështetëse, gjithëpërfshirëse edhe në arsim edhe në shëndetësi edhe në qeverisje lokale edhe në ekonomi që do të jetë pjesë e marrëveshjes mes dy qeverisjeve për të ndihmuar shqiptarët në Luginën e Preshevës”, u shpreh Hoti.
Ai, po ashtu ironizoi me paraardhësit e tij, të cilët takimet i kanë postuar në rrjete sociale, du ke thënë se është takuar me përfaqësuesit shqiptar të Luginës së Preshevës, por që takimin me ta nuk e ka postuar në Facebook, e as nuk ka ftuar kamera.
“Për zgjedhjet në Luginën e Preshevës, për vendet që kanë fituar përfaqësuesit shqiptar në kuvend atje, është mirë që kësaj radhe kanë garuar me listë të përbashkët dhe unë i kam takuar përfaqësuesit e tyre në zyrën time. Unë nuk bëjë postime në Facebook, dhe nuk i nxjerr para kamerave”, tha Hoti./arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën