Sot pasdite do të mbahet takim i Këshillit të kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për të diskutuar rreth situatës me COVID 19 si dhe për çështje tjera sa i përket masave.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti një ditë më parë duke folur për gjendjen me COVID-19 në vendin tonë, ka thënë se në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%, derisa ka shtuar se do ta monitorojnë situatën dhe mbikëqyrin zbatimin e masave.
Sipas tij, institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Ndërsa, ka njoftuar se po përgatisin skenarët për masat e nevojshme për festat e fund vitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve.
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive në vend është 46.580 raste nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.782. /Arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...