Hoti dhe Dema në takim, diskutojnë për gjendjen në arsimin e lartë

13:56 | 21 Shkurt 2020
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës ” Hasan Prishtina”, z. Marjan Dema.

Gjatë takimit miqësor rektori Dema e uroi Zëvendëskryeministrin e parë z.Hoti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe shkurtimisht e njoftoi me planet dhe të arriturat e UP –së.

Ndërsa Zëvendëskryeministri i parë z.Hoti ka vlerësuar lart përkushtimin e menaxhmentit të UP-së për rezultatet e arritura në këtë institucion të lartë publik, dhe e siguroi rektorin Dema se Qeveria e Kosovës do të përkushtohet në zhvillimin e arsimit në vend, veçmas atë të lartë, si dhe do t`i përkrah ata në reformat e domosdoshme por duke pasur gjithmonë parasysh respektimin e autonomisë së institucionit, te garantuar me kushtetutë dhe ligjet në fuqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme