Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pasur sot një video-konferencë me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella, të cilin e njoftuan për rishikimin e Buxhetit të Kosovës, Pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe veprimet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’i përballuar pasojat ekonomike të pandemisë COVID – 19.
Më këtë rast, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e njoftoi z. Di Bella për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike – COVID – 19, për plotësimin dhe ndryshimin e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Republikës së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Ndërsa, z. De Bella theksoi gatishmërinë e Misionit të FMN-së në Kosovë për të bashkëpunuar edhe më tej me institucionet e Republikës së Kosovës në projekte konkrete zhvillimore.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!