Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka dënuar sulmin kundër ambasadës së Francës në Burkina Faso, shkruan arbresh.info.
Përmes një statusi në profilin e tij në facebook, Hoti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit francez.
Ai ka shkruar se sulmi ndaj tyre është krim ndaj popullit francez dhe ndaj vetë shoqërisë.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit mik francez për sulmin terrorist në Ambasadën Franceze në Burkina Faso.
Prezenca kudo nëpër botë e ambasadës, qytetarëve dhe forcave franceze kontribuon për një ambient më të mirë për të gjithë. Sulmi ndaj tyre është krim ndaj popullit francez dhe ndaj vetë shoqërisë dhe qytetarëve të shtetit ku këto forca janë të vendosura”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në facebook./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës