Google ADS

Hoti dënon atentatin ndaj Trumpit: Dhuna politike nuk duhet toleruar

09:27 | 14 Korrik 2024
E.H

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump mbrëmë në një miting në Pensilvani, ShBA.

Hoti ka shprehur keqardhje dhe ka dënuar atentatin teksa ka theksuar se dhuna politike nuk duhet të tolerohet, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Shpreh keqardhje dhe dënoj tentim atentatin ndaj Presidentit Trump. Më vjen shumë mirë që ai është mirë dhe pa lëndime serioze. Lutem për familjen personit që u vra dhe personit që u plagos gjatë tubimit.

Dhuna politike nuk duhet toleruar. Demokracia duhet mbrojtur me çdo kusht. Raste të tilla na tregojnë se asnjë demokraci, sado e konsoliduar që është, nuk është e pacenueshme.

Është inspiruese dhe leksion për të gjithë bashkimi i skenës politike në Amerikë në dënimin e sulmit dhe në vendosmërinë për mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme