Hoti: Demarkacioni duhet të kalojë pa votat e Listes Serbe

10:34 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah hoti para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës ku pritet të diskutohet për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin ka thënë se është duke u diskutuar një draft i ri por se AAK-ja nuk po pajtohet me këtë pasi që nuk do të përfshihet raporti i Shpejtim Bulliqit, transmeton arbresh.info.

Ai ka thënë se po presin që të fillojë seanca duke shtuar se e kanë përkrahur edhe deklaratën e të dy presidentëve.

“Ne presim që të gjitha partitë politike të paraqiten në Kuvend dhe ta kryejmë këtë. Ne dje kemi negociuar gjithë ditën dhe ju kemi dhënë mundësinë dhe kemi qenë mjaft fleksibil. Kemi mbërri përfundimisht marrëveshje me PDK-në dhe Nismën ne presim tash që edhe AAK-ja të pajtohet me këtë fakt dhe ti sigurojmë votat për këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për raportin e Shpejtim Bulliqit duke thënë se raporti i Bulliqit nuk mund të marrë fuqi ligjore në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo marrëveshje duhet të kalojë m votat e shumicës shqiptare dhe duhet të reflektojnë të gjitha partitë. Edhe Vetëvendosje duhet të ulet në tavolinë dhe të kalohet kjo marrëveshje pa pasur nevojë për votat e Listës Serbe”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme